Shkëndija fiton bindshëm dhe prek çerekfinalen e Kupës
Shkëndija është me një këmbë në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë tetovarë bënë detyrën në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave ndaj modestëve të Kit Go nga Pehçeva.

Përballë skuadrës së ligës së dytë Shkëndija dominoi në lojë dhe rezultat duke triumfuar me shifrat 2-0.

Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për skuadrën e Qatip Osmanit por kuqezinjtë shpërdoruan shumë përpara portës.

2 golat për Shkëndijen u realizuan që në pjesën e parë dhe u shënuan nga Alimi dhe Imerit.
Shtuar më 19/09/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori