Shkëndija fiton derbin dhe kryeson bindshëm
Shkëndija e Tetovës hodhi një tjetër hap të madh përpara në garën për titullin kampion në Maqedoni. Kuqezinjtë pas humbjes ndaj Vardarit të Shkupit u rikthyen te suksesi në kampionat pasi mposhtën në Tetovë me rezultatin e thellë 4-1 Shkupin.

Shkëndija dominoi derbin shqiptar i vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit maqedonas. Golat për skuadrën e Qatip Osmanit mbajnë firmat e Besart Ibraimit, kapitenit Ferhan Hasani i cili shënoi dy herë ndërsa miqtë realizuan edhe një autogol me Krivanjevan. Për Shkupin golin e vetëm e shënoi Jasharovski. Me këtë fitore Shkëndija u ngjit në kuotën e 28 pikëve duke e çuar sërish në 9 pikë avantazhin ndaj Vardarit ndjekës.

Kuqezinjtë tetovarë përfituan nga hapi fals i kampionëve në fuqi të Maqedonisë të cilët u mposhtën 1-0 në transfertë nga Pobeda, por Vardari në ndryshim nga Shkëndija ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori