Shkëndija fiton derbin e Tetovës ndaj Renovës
Pëlqej
Shkëndija ka fituar bindshëm derbin e Tetovës dhe përgatit festën e titullit kampion për sfidën e fundjavës ndaj Pelisterit.

Kuqezinjtë edhe pse e kanë fituar matematikisht titullin përpara disa javësh regjistruan fitoren e 4 radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 88 pikëve, teksa kryeson me një diferencë të frikshme prej 32 pikësh avantazh ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit.

Një humbje që nuk djeg as në shtëpinë e Renovës sepse skuadra tjetër shqiptare siguroi matematikisht një javë përpara fundit të sezonit mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas.

Golat për Shkëndijën u realizuan nga Besart Ibraimi dhe braziliani Stenio Junior në pjesën e parë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori