Shkëndija fiton derbin ndaj Vardarit
Pëlqej
Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Vardarin e Shkupit me rezultatin 0-2 në derbin e “zjarrtë” të Maqedonisë.

Nuk mungoi tensioni në këtë sfidë, teksa vendasit protestuan ashpër golin e parë të kuqezinjve të shënuar nga Emini. Sipas futbollistëve dhe tifozëve të Vardarit topi nuk e kaloi vijën fatale. Por gjyqtari ishte i vendosur se kishim të bënim me gol.

Në minutën e 89-të skuadra e trajnerit Osmani dyfishoi rezultatin me anë të Ibraimit. Nuk munguan ofendimet e tifogrupit të Vardarit “Komitët” karshi shqiptarëve, teksa Ibraimi me golin e tij iu mbylli gojën.

Me fitoren e sotme, Shkëndija ngushtoi diferencë ndaj Vardarit në – 4 pikë.
Shtuar më 21/10/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori