Shkëndija mbyll fazën përgatitore në Antalya
Shkëndija e Tetovës i dha fund përgatitjeve që zgjatën 20 ditë në Antalya të Turqisë duke marrë rrugën e kthimit për në Maqedoni. Futbollistët gjatë kësaj periudhe punuan në kushte shumë të mira, dhe tashmë janë gati rifillimin e kampionatit.

Antalya ekipi kuqezi zhvilloi 6 ndeshje miqësore duke regjistruar 4 fitore dhe 2 humbje. Ata mposhtën me rezultatin 3-0 kampionët e Turkmenistanit Altyn Asyr në sfidën e parë, ndërkohë që më pas u mundën 1-0 nga hungarezët e Pesci. Ekipi i drejtuar Ardian Kozniku gjeti sërish rrugën e suksesit në testin e tretë miqësor teksa kaloi 2-1 gjeorgjanët e Kolkheti, ndërkohë që në takimin e 4-t Shkëndija regjistroi fitoren më të thellë pasi mposhti me rezultatin 5-0, skuadrën nga Azerbaxhani Qaradag.


Megjithatë triumfi më i rëndësishëm i Shkëndijes së Tetovës ishte ai ndaj ukrainasve të Metalurg Zaporozhjes me shifrat 1-0, skuadër me të cilën luan edhe ish futbollisti i Skënderbeut Nuredin Orelesi por nigeriani nuk u aktivizua në këtë takim. Faza përgatitore e dimrit u mbyll me humbjen e thellë 5-2 ndaj bjellorusëve të Shakhtyor Soligorsk, gjithsesi përgatitjet në Antalya mund të konsiderohen më shumë sesa pozitive për Shkëndijën. Më tepër skuadrën tetovare e gëzon fakti se blerja e madhe e muajit Janar sulmuesi nga Kameruni Idrissou pak nga pak po arrin formën maksimale dhe është gati ti japë një dorë Shkëndijes në rifillimin e kampionatit.

Kuqezinjtë janë gati për derbin me Teteksin, e vlefshme për javën e 18 të Ligës së Parë Maqedonase, që do të zhvillohet më 1 Mars.

Aktualisht Shkëndija pozicionohet në vendin 3-të në kuotën e 30 pikëve, 8 më pak se kryesuesit e Vardarit. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2015, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori