Shkëndija me marsh të pestë
shkendija 2
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë fitun me shifrat e thella 5-0 me Kit Go në Pehçevë. Kujtojmë që në sfidën e parë takimi u mbull me shifrat 2-0. Heroi i takimit për skuadrën shqiptare ishte Shefit Shefiti me një triplet personale ndërkohë që dy golat e tjerë i shënuan Micli dhe Fazli.

Trajneri Osmani hodhi në këtë takim një formacion me ndryshime të shumta. Kujtojmë që skuadra e Shkëndijës së Tetovës është një ndër skuadrat shqiptare më në formë të momentit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori