Shkëndija nuk ka mëshirë, shkatërron në ndeshjen e parë kampionët e Uellsit (VIDEO)

Shkëndija nuk e ka pasur fare problem për ta deklasuar më rezultain e thellë skuadrën kampione të Uellsit, duke e mposhtur atë më rezultat 5-0.

E tërë ndeshja ishte një spektakël i shqiptarit Besart Ibraimi, i cili ka shënuar 4 gola për Shkëndijën në këtë ndeshje.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shkëndijës në Champions League, ku në rrethin e parë ishte shortuar me skuadrën kampione të uellsit, The New Saints.

Seria e golave për Shkëndijen nisi në minutën e 14' me Izair Emini.

Në pjesën e parë Shkëndija shënoi edhe njëherë pikërisht me njërin prej sulmuesve të saj më të mirë Besart Ibraimi që shënoi të katër golat e tjerë.

Ibraimi shënoi në pjesën e parë në minutën e 38', kurse het trikun e përfundoi në pjesën e dytë ku shënoi në minutat e 53', 60' dhe në minutën e 66'.

TNS tentuan që të shënojnë dhe të bëjnë diçka por Shkëndija e kishte totalisht në dorë ndeshjen.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Wales. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori