Shkëndija nuk ndalet, merr kreun
Shkëndija mposhti Akademinë Pandev në javën e gjashtë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

Heroi i kuqezinjve nga Tetova ishte i përhershmi Besart Ibrahimi, i cili realizoi të dy golat e fitores.

Sulmuesi 34-vjeçar tregon se nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i tij, pavarësisht moshës madhore.

Me këtë fitore, Shkëndija e drejtuar nga Ernest Gjoka shkon në kuotën e 14 pikëve duke marrë kryesimin e kampionatit.

Megjithatë, ndeshja që tërhoqi më tepër vëmendje ishte përballja mes dy skuadrave shqiptare Shkupi-Renova.

Plot 7 gola u realizuan mes ekipit nga Çairit dhe atij nga Tetova, i cili pa si fitues në çastin e fundit “Shvercerat”.

Sfida tjetër Sileks-Borec përfundoi me fitoren e miqve 1-2.
Shtuar më 20/09/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori