Shkëndija shkëlqen dhe mposht Vardarin
Pëlqej
Shkëndija e Tetovës i rikthehet fitores në Ligën e Parë të Maqedonisë duke mposhtur me rezultatin 3-2 Vardarin e Shkupit. Ekipi i Jeton Beqiri dhuroi emocione të shumta para publikut tetovar, që ishte në numër të konsiderueshëm në përkrahje të skuadrës së zemrës.

Shkëndijës i mjaftuan pak më shumë se 10 minuta lojë për të kalur në avantazh. Braziliani Junior pasi mori një pasim perfket nga mesfusha lëvizi bukur në zonë dhe më një të djathtë të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Një start i jashtëzakonshëm për skuadrën tetovare, por vetëm pak caste më vonë Askovsi u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Shkëndijën në inferioritet numerik.

Në minutën e 38 kuqezinjtë fituan një 11 metërsh në zhvillimet e një goditjeje dënimi. Kroati Vrucina u tregua i saktë në ekzkutimin e penalltisë, duke i cuar shifrat në 2-0. Pak para se gjyqtari kryesor të vershellente për fundin e pjesës së parë, Vardari përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes dhe e shkurtoi diferencën në 2-1 me një finalizim të saktë me kokë të boshnajkut Ibricic.

Kryesuesit e kampionatit arritën të vinin baraspeshën në minutën e 76 me Gligorov, por 8 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Juffo ktheu avantazhin për Shkëndijën, me një të majtë të saktë, që u vlejti 3 pikë tetovarëve.

Në përfundim të sfidës trajneri Jeton Beqiri u shpreh i kënaqur me këtë sukses ndaj ekipit që kryeson Ligën e parë të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori