Shkëndija "shuplakë" rivalëve, Shkupi e ndjek nga pas
U luajt sot java e 14-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo javë prodhoi rezultate interesante, ndërsa Shkëndija e Tetovës e ka kaluar lehtë sfidën me Makedonija Gp duke mos i dhënë asnjë shans, duke qenë se këta të fundit janë pretendentë këtë sezon.

Nga ana tjetër ka fituar Shkupi që ndjek tetovarët, ndërsa Vardari duket se nuk ka mundur që të marrë pikë as sot, teksa është mposhtur në transfertë nga Sileks me rezultatin 1-0.

U mund edhe Struga në transfertën me skuadrën e Borec. Ja rezultatet pas ndeshsjeve të luajtura sot dhe renditja në shtetin fqinj…

Java e 14/Rezultatet

Akademija Pandev – Renova 0-1

Borec-Struga Trim&Lum 2-0

Rabotniçki-Pelister 1-0

Shkëndija-Makedonija 5-0

Shkupi-Belasica 3-1

Sileks-Varadar 1-0
Shtuar më 02/12/2020, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori