Shkëndija super, fiton me goleadë
Tre gola të mesfushorit Armend Alimi dhe një nga sulmuesi Besar Ibrahimi i dhanë Shkëndijës së Tetovës fitoren e thellë 4-0 në sfidën ndaj Borac, në kampionatin e Maqedonisë Veriore.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka nuk e patën aspak të vështirë në takimin e sotëm, teksa zgjidhën gjithçka në pjesën e parë me 3 gola dhe vulosën rezultatin në 45-minutëshin e dytë.

Nuk pati fituesderbin shqiptar mes Shkupit dhe Strugës Trim & Lum, që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Vardari bëri detyrën ndaj Renovës, duke fituar 2-0 dhe duke ruajtur kreun e renditjes me 30 pikë, 12 më tepër se Shkëndija.

Shtuar më 03/11/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori