Shkëlqeu në derbi, Lazio përgatit rinovimin me Strakoshën
Thomas Strakosha në mesjavë luajti derbin e parë ndaj Romës duke shkëlqyer edhe në këtë ndeshjes. Gazeta "Il Messaggero" shkruan se Lazio ka vendosur që ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën.

Agjenti i tij dhe drejtuesit lacial do të takohen në javëtvjim për të diskutuar për kontratën e re, e cila do të jetë dukshëm më e mrië se aktualja.

Mendohet se Strakosha do të rinovojë deri në vitin 2022. Me paraqitjetet e fundit Tomas Strakosha është kandidati kryesor për një vend titullari në impenjimin e radhës të kombëtares shqiptare kundër Italisë, duke qenë se Etrit Berisha është i skualifikuar.
/albeu.com/
Shtuar më 04/03/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori