Shkëlzen Gashi, lojtari i muajit te Kolorado
Mesfushori i Kombëtares, Shkëlzen Gashi, është vlerësuar si lojtari i muajit tetor për ekipin e Kolorado Rapids. 28 vjeçari u shpall fitues me votat e tifozëve në “Facebook” dhe "Twitter", duke mposhtur Kevin Dojlin dhe Dominik Baxhi.

Kolorado fitoi tri ndeshje, barazoi një dhe humbi po një gjatë muajit të fundit të sezonit të rregullt, dhe Gashi i luajti si titullar të pesta ndeshjet, duke shënuar dy gola.

Pak ditë më parë ai u vlerësua nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa është në garë për çmimin e debutuesit të vitit dhe golit më të bukur në MLS. Për këtë të fundit, futbollisti kuqezi i ka kaluar dy fazat e para. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori