Shkëlzen Gashi merr dy çmime speciale në Amerikë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka marr një tjetër çmim nga skuadra amerikane, Colorado Rapids.

Gashi i cili para një jave fitoi çmimin e lojtarit të vitit tek skuadra e tij, tashmë ka fituar edhe Këpucën e Artë dhe çmimin e lojtarit më të mirë nga tifozët.

Menjëherë pas çmimit Gashi është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që është pjesë e Colorado Rapids.

“WOW, jam shumë krenar. Në vitin e parë me Rapids. Faleminderit të gjithëve mbështetësve”, ka shkruar Gashi në "Facebook".
Shtuar më 02/11/2016, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori