Shkodran Mustafi i ka ditët e numuruara te Arsenali
Gazetari David Ornstein ka zbuluar të rejat e fundit nga tregu i transferimeve në lidhje me Arsenalin.

Ornstein në mes të tjerash ka thënë se trajneri Unai Emery synon që ta shesë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

27-vjeçari është nën kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021, raporton Zëri.info.

Edicionin e kaluar, mbrojtësi nga Gostivari ka luajtur në 31 ndeshje me Arsenalin në Premierligë.

Mustafi iu bashkua Arsenalit nga Valencia për shumën e 35 milionë funtesh tre vite më parë.

"Kam kuptuar se pas finales së Ligës së Evropës, Unai Emery i cili ka pasur gjithnjë besim te Shkodran Mustafi pavarësisht gabimeve të tij, ka vendosur se do ta shesë mbrojtësin", tha fillimisht Ornstein.

"Arsenali ka tentuar që ta shesë atë në çdo afat kalimtar që prej se e transferuan atë", shtoi gazetari britanik.

Ndryshe, klubi nga Londra e Veriut synon transferimin e Kieran Tirney dhe William Saliba për ta përforcuar mbrojtjen këtë verë, derisa Mustafi pritet të largohet.
Shtuar më 27/06/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori