Shkodran Mustafi i pafat, Valencia e tij barazon
Bilbao dhe Valencia kanë barazuar në një përballje me njëra-tjetrën.

Sfida e zhvilluar në San Mames përfundoi në barazim 1:1, me një gol të vonshëm të vendasve.

Rodrigo De Paul (61’) shënoi i pari për Valencian, por shifrat i barazoi një gol në minutën 90’ nga Aritz Aduriz.

Shkodran Mustafi ka luajtur për 90-të minuta në këtë ndeshje.

Me këtë barazim, Valencia shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e katërt në renditje, tre më pak e Atletiko Madridi, i cili është një vend më lart./albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori