"Shkofsh në djall", Immobile i kthehet keq doktorit që thumboi italianët
Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, i është drejtuar me tone të ashpra doktorit Christian Jessen. Ai akuzoi shtetin italian se po e shfrytëzon situatën e krijuar për të mbyllur gjithçka. Ai gjithashtu i akuzon italianët si dembelë.

Sulmuesi i kombëtares nuk i ka duruar dot këto fjalë dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë mjekut. ‘’Shko e thuaja këto familiarëve të personave që kanë vdekur ose që po luftojnë me jetën në spital, debil. Ta them këtë zemra, shkofsh në djall’’, janë fjalët e Immobiles.

Ndërkohë, Italia vazhdon të jetë e mbërthyer nga virusi. Deri më tani numëron 14.955 persona të infektuar dhe fatkeqësisht 1.266 të vdekur nga Covid-19.
Shtuar më 14/03/2020, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori