Shkoi zjarrfikësja për t'i nxjerrë, 11 lojtarë të PSG ngecën në ashensor (VIDEO)
Një incident i pakëndshëm u ka ndodhur lojtarëve të PSG-së ditën e djeshme.


Plot 11 lojtarë të nënkampionëve të Europës kanë ngecur në ashensor përpara takimit kundër Leipzig të vlefshëm për Champions League.

Layvin Kurzaëa, Presnel Kimpembe, Leandro Paredes, Angel Di Maria, Marquinhos, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Moise Kean si dhe Bandiougou Fadiga, Colin Dagba dhe Kays Ruiz-Atil janë detyruar të qendrojnë për rreth 50 minuta në ashensor.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë delegacioni francez për median “Le Parisien“.

Skuadra përfundoi seancën stërvitore të orës 21:00 një ditë përpara përballjes kur ndodhi ky episod, ndërsa mësohet se është dashur ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë lojtarët e PSG-së jashtë.

Ndoshta ky incident justifikon atë humbje të papritur kundër Leipzig me shifrat 2-1.

Shtuar më 05/11/2020, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori