Shkon në 6 numri i lojtarëve të prekur me koronavirus te Sampdoria
Tjetër lojtar i Sampdorias është konfirmuar me koronavirus.

Lojtari i gjashtë i prekur me koronavirus te skuadra e Sampdorias është mbrojtësi i krahut, Fabio Depaoli.

Depaoli është mësuar të jetë i prekur, përkundër asaj se skuadra me një komunikatë sot ka thënë se nuk jep detaje të tjera për këtë virus, duke tentuar të ruaj publikun nga paniku.

Lojtari shfrytëzoi llogarinë në rrjetin social ‘Instagram’ për të treguar se është i prekur me Covid-19.

"Përshëndetje shoqëri. Për fat të keq jam pozitiv me Covid-19. Dua t’iu them se jam mirë" ka shkruar lojtari.

Depaoli i bashkohet Gabbiadini, Colley, Ekdal, La Gumina dhe Thorsby me koronavirus.
Shtuar më 14/03/2020, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori