Shkon në stërvitje me McLaren, gjobitet ylli i Bayern Munchen
Coman, francezi që luan me skuadrën e Bayern Munich, ka pranuar një gjob nga skuadra e tij, për një faj që mund të duket jo i madh.

Anësori i bavarezëve shkoi në seancë stërvitore me makinën e tij McLaren, duke rënë në kundërshtim me marrëveshjet e klubit.

Kampionët e Bundesliga kanë një marrëveshje me gjigantin e veturave, Audi. Kështu, Coman është penalizuar për përzgjedhjen e tij në veturë.

"Dua të kërkoj ndjesë nga klubi dhe Audi që nuk erdha në stërvitje me veturën e kompanisë. Arsyeja ishte dëmtimi i pasqyrës anësore. Përsëri, ky mbetet gabim, mund ta shoh", ka thënë Coman.

Coman pritet të dënohet me 50 mijë euro, pas këtij ‘gabimi’.

Francezi shkoi në stërvitje me llojin e veturës McLaren 570S Spider. /
Shtuar më 17/04/2020, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori