Shkruan shqip dhe vendos flamurin kuqezi, mesazhi i veçantë i Bayern Munich (FOTO LAJM)
Bajern Mynihu është skuadra më e madhe në Gjermani e cila ka fituar shumë trofe dhe ka tifozë të shumtë në gjithë botën.

Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.

Pikërisht për këtë arsye, vetë klubi gjerman, ka vendosur të falënderojë të gjithë tifozët shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bajern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.

Gjithashtu edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve Levandovski me sfondin e flamurit shqiptar.

Shtuar më 30/12/2019, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori