"Shkundet" Teuta, gjashtë lojtarë firmosën kontratat e reja
Periudhe rinovimesh te Teuta. Gjashtë futbollistë kanë nënshkruar marrëveshjet me durrsakët dhe mes tyre janë emra të spikatur si kapiteni Renato Arapi, mesfushori Emiljano Vila, anësorët Todorvovski dhe Beqja, mesfushori Avdyli dhe i riu Lorenco Vila, që spikatu sezonin e fundit.

“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrëveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtarë. Dje lojtarët ka nënshkruar kontratën e re dhe do vazhdojnë të mbajnë të veshur fanellën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm”, njofton klubi durrsak.

Shtuar më 14/08/2020, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori