Shkurtaj: Dua të luaj në një kampionat tjetër, eksperienca në Shqipëri shumë e vlefshme
Sulmuesi i Kukësit Vasil Shkurtaj ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kampionati shqiptar.

I ftuar në Ora Sport, ai nuk ka zbuluar emra konkret ndërkohë që thotë se eksperienca në Shqipëri e ka pjekur shumë nga ana profesionale.

Ndërkohë ai nuk e ka fshehur dhe dëshirën për të fituar kampionatin dhe kupën e Shqipërisë me Kukësin.

Vasil Shkurtaj: Duhet ta marrim me shumë seriozitet këtë ndeshje. Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar humbëm pikë kundër Luftëtarit. Duhet të futemi seriozë në fushë dhe të fitojmë. Këto dy javë profesori ka punuar shumë në psikologjinë tonë. Marrëdhëniet e mia me skuadrën dhe presidentin janë shumë të mira. Dëshira ime për sezonin e ardhshëm është të luaj diku jashtë Shqipërisë. Për momentin jam lojtar i Kukësit, dua ta ndihmoj ekipin për të arritur objektivat që ka. Duam të fitojmë kampionatin dhe kupën.

Për sa i përket ofertave kam pasur nga disa skuadra por nuk mund ta them në këtë moment. Nuk ka diçka konkrete nga asnjë prej skuadrave. Ka të bëjë dhe pagesa. Besoj se mund të luaj në një kampionat më të madh. Unë jam më i pjekur. Duhet të kisha ardhur më herët në Shqipëri dhe besoj se jam gati për një kampionat tjetër.
Shtuar më 31/05/2020, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori