Shmanget tragjedia, zhvillimi i finales së Kupës Libertadores mund të kishte rezultuar fatale (FOTO LAJM)

Pëlqej
Reshjet e dendura të shiut u bënë shkaku që super klasikja midis Boca Juniors dhe River Plate të shtyhet për tu luajtur ditën e nesërme.

Lajmërimi për shtyrjen e ndeshjes u bë vetëm 2 orë para orarit zyrtar të fillimit të ndeshjes dhe përgatitjet e transmetimit të ndeshje kishin filluar.

Kameramanët dhe teknikët kishin filluar që të vendosnin platformat që do të shërbenin për filmimin e ndeshjes dhe këtu ka ndodhur një incident që nëse do të kishte tifozë do të kishte rezultuar fatale.

Një nga këto platforma ra mbi tribunën ku duhej të ishin tifozët, por për fat të mirë nuk kishte dhe anulimi i ndeshjes duket se ka shmangur një tragjedi.
Shtuar më 10/11/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori