E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Shnajder sot feston 35-vjetorin, këto janë 2 golat që e bënë legjendë te ekipi turk (VIDEO)
Uesli Shnajder është një ndër mesfushorët më të mirë dhe më të spikatur që ka prodhuar futbolli holandez. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Interit feston ditën e sotme 35-vjetorin e tij të lindjes.

Golat e bukur të shënuar në karrierën e tij, Shnajder i ka të shumtë, por ato më të veçantit janë shënuar padyshim me fanellën e Galatasaray. 18 tetorin e vitit 2014, Shnajder u shndërrua në një legjendë të ekipit turk.

Holandezi shënoi dy gola brenda 3 minutave në derbin ndaj Fenerbaçes, duke i mrekulluar të gjithë tifozët e pranishëm. Dy silura, njëra më e mahnitshme se tjetra, janë padyshim kartolina më e bukur për 35-vjetorin e tij…

Shtuar më 09/06/2019, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori