Shënoi dy gola ndaj Sevillas, James flet për të ardhmen
James Rodriguez dje luajti si titullar në fitoren e Realit 3-0 ndaj Secvillas në Kupën e Mbretit. Kolumbiani shënoi dy gola disa javë pasi tha se do të mendohej për të ardhmen e tij në klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, James mesa duket tashmë kishte ndryshuar mendim për të ardhmen.

“Do të qëndroj, do të qëndroj. Sigurisht që të gjithë duam të luajmë më shumë, të gjithë kalojmë situata të vështira, por jemi në një vit të ri dhe do të nis një jetë të re këtu”, tha kolumbiani.
Ndërsa trajneri i Realit, Zinedine Zidane e konsideroi Jamesin si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

Shtuar më 05/01/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori