Shokohet Partizani, portieri i Teutës shënon super gol me kokë në sekondat e fundit (VIDEO)


Partizani dhe Teuta e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan ndeshjen, në pjesën e parë, me Prognin. Pak minuta më parë, Hoxha kishte shpëtuar “demat” nga pësimi i golit, duke pritur penalltinë e Çyrbjas.

Në të dytën, nuk pati shumë zhvillime, me të kuqtë që menaxhuan rezultatin, të paktën deri në minutat shtesë. Nga një goditje këndi, në minutën e 95-të, portieri Moçka i ardhur nga katërkëndëshi i tij në zonën e Partizanit, shënon me kokë.

Në Durrës shpërthen festa, dhe shifra mbyllet në barazim 1-1. Një pikë e artë kjo për Teutën, ndërsa Partizani humbi një rast për tu afruar me zonën e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori