E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Shokohet talenti i Chelsea pas ftesës nga kombëtarja e Anglisë


"Nuk e prisja, mendoja se trajneri po bën shaka. Kur çdo gjë u bë e qartë, u shokova." Kështu tha talenti i Chelsea , Callum Hudson-Odoi në fjalën e tij të parë si lojtar i Anglisë. Një dëmtim i Luke Shaw bëri që trajneri Southgate të grumbullojë 18-vjeçarin me "Tre Luanët", një veprim deri diku surprizues.

Vetë Hudoi tha se dita e sotme ka qenë e çmendur, për shkak të gjërave që kanë ndodhur: "Po luajë me U-21 e Chelsea elsit kundër Bristolit, një fushë aspak e mirë dhe shumë kilometra larg. Disa orë më vonë, grumbullohem në kombëtare. Jam shumë i emocionuar, por ende nuk e besoj. Ndoshta këto gjëra ndodhin shpesh në futboll."

Odoi ka bërë një sezon fantastik deri më tani, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Chelsea. Trajneri Mauricio Sarri i ka besuar në kompeticionet e Kupës dhe në "Europa League", madje dhe në disa takime në Premier Ligë, ku Odoi ka shkëlqyer me golat dhe driblimet e tij. Një talent që premton shumë për të ardhmen. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori