Shokon Adriano: Problemet me zemrën më trembën
Pëlqej
Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Adriano Correia zbulon një detaj shokues, duke e pranuar se përpara disa muajsh u dignostikua me probleme në zemër. Gjatë muajit korrik ai nisi stërvitjen me skuadrën, por mjekët vunë re diçka të pazakontë te zemra e tij dhe kjo shkaktoi kaos në jetën e mbrojtësit.

"Gjatë periudhës së fundit më kanë kaluar shumë gjëra në kokë. Isha i frikësuar për shkak të problemeve kardiake por dalëngadalë u riktheva në normalitet duke rinisur punën", ka rrëfyer Adriano.

Në fund të merkatos verore, zërat për një largim të mundshëm të brazilinit nga "Camp Nou" u shtuan por Luis Enrique këmbënguli që Adrianovazhdonte karrierën në Katalunjë.

"Kisha disa oferta interesante por unë bashkë me trajnerin vendosëm që të qëndroja këtu. Tashmë ka nisur një projekt i ri me një trajner që ka idetë e tij. Dalëngadalë po e shikojmë që gjërat kanë nisur të ndryshojnë", përfundoi Adriano.

29-vjeçari që ka luajtur 17 ndeshje me Brazilin, u bashkua me Barcelonën në vitin 2010 pasi ra në sy te andaluzianët e Sevillas. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori