Shokon Batistuta: I thashë mjekut të më priste këmbën
Pëlqej
Në një intervistë për "Tyc Sports" ish bomberi i Argjentinës, Fiorentinës, Romës dhe Interit Gabriel Batistuta ka folur për sëmundjen e tij duke dhënë një deklaratë shumë shokuese.

"Ndjeja shumë dhembje në këmbë, nuk lëvizja dot dhe i kryeja nevojat personale në vend. Erdhi një moment ku i kërkova mjekut të më priste këmbën. Pashë Pistorius dhe mendova se ajo mund të ishte zgjedhja. Ai më tha se jam i çmendur, u operova në kavilje por kjo nuk e përmirësoi situatën", u shpreh Batistuta.

DRAMA - "Kur lashë futbollin në një kohë shumë të shkurtër as nuk ecja dot. Dhembja ishte e padurueshme. Problemi im është se nuk kam kartilagina dhe tendina: 86 kilogramët e mi mbështeten mbi kocka dhe kjo më shkaktonte dhembje të tmerrshme. Më pas pak nga pak situata u përmirësua", ka treguar argjentinasi.

Tashmë e keqja është lënë pas krahëve por ajo që ka përjetuar ish ylli argjentinas është një dramë e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori