"Shokon" Berlusconi: Kur luan Milani fik televizorin
Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se nuk pajtohet aspak me lojën taktike të kuqezinjve prandaj edhe e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë.

Berlusconi ishte pronar i klubit për plot 30 vjet, para se t’ia shiste atë Yonghong Li-së vite më parë, por tani i është rikthyer futbollit në Serie C, nivelin e tretë të futbollit italian, duke marrë në pronësi klubit Monza, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai ende e shikon klubin e tij të vjetër dhe paraqitjet aktuale.

"Nuk pajtohem me taktikat aktuale për të luajtur me një sulmues dhe me dy", tha Berlusconi.

"Milani bën shumë pak goditje në portë, prandaj unë e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori