Shokon ish-futbollisti i njohur: Kultivoj hashash, nuk më merr malli për futbollin
Ish-mesfushori i Palermos, Mark Bresciano ka bërë një rrëfim të pazakontë që i ka tronditur të gjithë.

Kujtojmë se australiani, ka luajtur plotë 12 vitë në Itali por në rrëfimin e tij ka thënë se nuk i mungon aspak futbolli pasi kishte gjetur një mënyrë që ta kompensonte, duke kultivuar hashash.

“Më mungon topi, që në Itali konsiderohet si fe, jo futbolli, për të cilin kam humbur pasionin dhe jam vetëm një spektator. Momentalisht po investon në pasuri të patundshme dhe merrem me kultivimin e hashashit. Tani për tani unë po studioj me një partner që punon për prodhimin e dograve me bazë marihuanën." ka thënë fillimisht Bresciano.

Kompania e quajtur Greenhope, ka identifikuar tokën dhe ka fituar licenca, rruga për të marrë drogë në bazë të kanabisit është ende e gjatë. Tani për tani, do të shkojmë në Kanada dhe në SHBA për të studiuar. Edhe në Europë, ka ekspertë”, u shpreh Bresciano për “sbs.com”. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori