Shokon mbrojtësi i Arsenalit: Jam abuzuar, më quajnë "lezbike"
Mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Hector Bellerini, është detyruar që ta fshije përkohësisht rrjetin e tij social, Instagramin, për shkak të komenteve negative.

Ai e ka pranuar se është prekur nga abuzimet homofobike të komentuesve të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

23-vjeçari është i nervozuar me ofendimet që po i merr nga tifozët jashtë dhe brenda stadiumeve.

Ai është një adhurues i modës së rrobave, dhe për këtë është etiketuar “lezbike” dhe është ofenduar për stilin e tij të flokëve, po ashtu edhe për paraqitjet e tij në fushë.

“Disa prej tyre janë shumë abuziv”, ka thënë Bellerini.

“Shumica e abuzimeve vijnë nga komentimet online, por i dëgjoj edhe në tribunat e stadiumeve”.

“Njerëzit më kanë quajtur ‘lezbike’ vetëm pse kam rritur flokët. Ka edhe komente tjera homofbike”.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Në jetë, ti duhet të jesh i lirë që ta shprehësh vetveten. Çdo ditë jam duke mësuar se si të merrem me këto abuzime”. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori