Shokon Robben: Mund të tërhiqem
Është e natyrshme ta mendojë, sepse vështirë se ka një tjetër futbollist të nivelit të tij që ka kaluar një karrierë me kaq dëmtime, edhe pse është vetëm 28 vjeç. Arjen Robben ka pranuar për herë të parë se ka menduar t’i japë lamtumirën futbollit për shkak të dëmtimeve, të cilat tashmë i janë shndërruar në një "sëmundje kronike".

"E kam menduar gjithnjë kur jam dëmtuar, por ideja e lamtumirës nga futbolli më kalon edhe tani nëpër mend. Ndiej nervat e shtyllës kurrizore që më shkarkojnë dhimbje të tmerrshme në muskujt e kofshës. Jam konsultuar edhe me Heynckes dhe Van Gaal për të marrë një vendim", deklaroi hollandezi i Bayern Munchen në një intervistë për televizionin e vendit të tij "NOS".

Por, i menjëhershëm ka qenë përgënjeshtrimi i babait të Robben: "Po punon për t’u rikthyer sa më shpejt. Tërheqja? As mos e mendoni se do të ndodhë", u shpreh Hans Robben për "Sport 1″.

Përpara ndeshjes me Lille në Champions League ka reaguar edhe Drejtori Sportiv i Bayern Munchen, Matias Sammer: "Robben është në duar të sigurta dhe do të luajë te Bayerni edhe për shumë vite të tjera", siguroi gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori