Shokuese për Malin e Zi: Serbët nuk pranojnë të luajnë kundër Kosovës
E pabesueshme por e vërtetë. Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviç, nuk ka mundur të përballojë presionin nga Beogradi.

Ai nuk do ta udhëheq Malin e Zi në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës, mëson ‘vijesti.me’, raporton Gazeta Olle.

Po ashtu, sipas Vijestit, nuk do të luajnë as lojtarët serb, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, të dy lojtarë të Yllit të Kuq të Beogradit.

Lojtarët dhe trajneri serb janë bombarduar me presione në dy ditët e fundit të ardhura nga Beogradi.

Ndeshjen do ta drejtojë Miodrag Djudoviç dhe Dragoje Lekoviç.
Shtuar më 07/06/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori