Shorti i Champions përplas Arsenalin me Besiktash, Napolin me Bilbaon
Pëlqej
U hodh shorti i fazës së tretë të Champions, për kualifikim për në fazën e grupeve në këtë kompenticion.

Arsenali do të ndeshet me Besiktasin në kërkim të kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Kurse, skuadra italiane, Napoli, do të ballafaqohet me Athletico Bilbaon.

Këto kanë qenë dy duelet më të forta të përcaktuara nga shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës.

Ndeshjet e para zhvillohen më 19 dhe 20 gusht kurse ato të kthimit më 26 dhe 27 gusht.

Të gjitha përballjet në fazën e tretë të Ligës së Kampioneve

Maribor - Celtic
Salzburg - Malmo
AaB - Apoel
Steaua Bucharest - Ludogorets
Slovan Bratislava - BATE Borisov
Besiktas - Arsenal
Standard Liege - Zenit St Petersburg
Copenhagen - Bayer Leverkusen
Lille - Porto
Napoli - Athletic Bilbao. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori