Shorti i Euro 2012, Del Bosque: I trembem Gjermanisë
Del Bosque
Për “Euro 2012”, trajneri i Kombëtares Spanjolle Vicente Del Bosque, “heton” kundërshtarët më të vështirë për kampionët aktualë.

“Gjermania është rivali më i rrezikshëm. Është rritur shumë vitin e fundit. Është një skuadër e pjekur dhe ka pasur rendiment të vazhdueshëm”, deklaroi Del Bosque.

Spanja përballjen më të mirë ndaj Gjermanisë e ka pasur në finalen e “Euro 2008” dhe në gjysmëfinalen e “Botërorit 2010”, të fituar nga iberikët në Afrikën e Jugut.

“Me siguri që ata duan të na mundin dhe të na bëjnë ta paguajmë. Megjithatë në fushë kur humbin, gjermanët janë sjellë gjithmonë shumë mirë. Njerëz fantastikë me një “fair play” të madh”, përfundoi Del Bosque. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2011, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori