Shorti i Ligës së Kampionëve, si asnjëherë më parë çerekfinalet luhen me nga një ndeshje (VIDEO)
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka hedhur shortin për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Katër skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në çerekfinale janë PSG, Atalanta, RB Leipzig e Atletico Madrid.

Ndërkohë katër çifte të tjera do të zhvillojnë ndeshjet e dyta, Manchester City – Real Madrid (2-1), Bayern Munich – Chelsea (3-0), Barcelona – Napoli (1-1) dhe Juventus – Lyon (0-1).

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillohen si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht, ndërsa të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.

View this post on Instagram

CHAMPIONS/ Këto janë takimet që rezervoi shorti ditën e sotme. t në Nyon të Zvicrës, më fillim nga ora 12:00, u hodh shorti i Ligës së Kampionëve, për fazën çerekfinale, gjymsëfinale, dhe skuadrën që do të ketë epitetin e vendasit në finale. Këtë sezon, shkaku i COVID-19, faza çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, do të luhen në Lisbonë të Portugalisë. Po ashtu është vendosur që ndeshjet e kthimit për 1/16, do të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar para koronavirusit. Faza çerekfinale: Manchester City/Real Madrid – Juventus/Lyon RB Leipzig – Atletico Madrid Barcelona/Napoli – Bayern Munich/Chelsea Atalata – PSG Faza gjysmëfinale: Manchester City/Real Madrid – Juventus/Lyon – Barcelona/Napoli – Bayern Munich/Chelsea RB Leipzig – Atletico Madrid – Atalata – PSG Finale: RB Leipzig – Atletico Madrid – Atalata – PSG VS Manchester City/Real Madrid – Juventus/Lyon – Barcelona/Napoli – Bayern Munich/Chelsea.

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on



Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade.

Shtuar më 10/07/2020, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori