Është hedhur ditën e sotme shorti për Kategorinë e Parë, teksa janë ndarë skuadrat në grupet A dhe B.
Flamurtari dhe Luftëtari që vijnë nga Kategoria Superiore do të jenë në Grupin B, së
bashku me Pogradecin, Lushnjen dhe Besën duke konfirmuar një rivalitet të lartë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.
Ndërkaq, nga krahu tjetër Besëlidhja e Dinamo pritet të duelojnë për sukses, ndërsa së
bashku me to janë edhe
Partizani B, Burreli, Korabi Oriku etj…
Sakaq, janë përcaktuar edhe ndeshjet hapëse të kampionatit, i cili ende nuk ka një datë dhe mund të vendoset në ditën e nesërme. Kështu, për t’u veçuar janë ndeshjet e Grupit B që dhurojnë përplasjet mes Lushnjes e Besës dhe Pogradecit me Luftëtarin.
GRUPI A- Besëlidhja, Korabi, Erzeni, Burreli, Dinamo, Veleçiku, Oriku, Vora,
Partizani B
GRUPI B- Flamurtari, Luftëtari, Pogradeci, Lushnja, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, Tomori
Ndeshjet e javës së parë:
GRUPI A
Besëlidhja-Vora
Burreli-Veleçiku
Korabi-Oriku
Erzeni-Dinamo
Partizani B (pushim)
GRUPI B
Elbasani-Egnatia
Lushnja-Besa
Pogradeci-Luftëtari
Flamurtari-Turbina
Tomori (pushim)
Shtuar më 09/10/2020,
ora 17:26