SHORTI/ Skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët për turin e parë eliminator në Europa League
Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës edhe shorti për turin e parë eliminator të UEFA Europa leagues, ku kompeticion në të cilin Shqipëria përfaqësohet me tre skuadra, Kukësin, Laçin dhe Teutën si fituese e Kupës së Shqipërisë.

Kështu Kukësi i trajnerit Skënder Gega do të gjejë përballe skuadrën Bullgare të Slavias së Sofias, me verilindorët që janë pritës, ndërsa Laçit shorti i rezervoi përballjen me skuadrën azere të Keslas, në transfertë. Short më i vështirë për Teutës, që do të gjejë përballë në këtë tur izraelitët e Beitar Jerusalem.

Dy skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija dhe Shkupi do të përballen gjithashtu me skuadra azere, ku tetovarët e Ernest Gjokës do të ndeshen me Sumqayit dhe shkupjanët e drejtuar nga Qatip Osmani me Neftchi Baku. Skuadra e Renovës gjeti përballë skuadrën e Aleshkert.

Njohën kundërshtarët edhe skuadrat e Kosovës, ku Gjilani nëse kalon raundin paraeliminator ndaj SP Tre Penne, do të përballet me qipriotët e Apoelit, ndërsa Prishtina do të ndeshet me modestët nga Luksemburgu Union Titas.

Raundet eliminatore të Europa Leagues do të startojnë më 27 gusht dhe do të luhen me ndeshje teke, për shkak të kohës së kufizuar prej pandemisë Covid-19.
Shtuar më 10/08/2020, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori