Show në "San Siro", Inter 7-0 Sassuolo (VIDEO)
Pëlqej
E dielë spektakolare në "San Siro". Interi ka bërë debutimin më të bukur sezonal para tifozerisë së saj teksa ka shpartalluar 7-0 Sassuolon.

Djemtë e Walter Mazzarri e nisën me shumë vrull takimin duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 4 me Mauro Icardin. Në të 22-ën Kovaçiç dyfishoi rezultatin, ndërsa pjesën e parë e mbyllën goli tjetër i Icardit në minutën e 30 dhe goli i Osvaldos në të 43-ën.

Edhe pjesa e dytë nisi me Interin dominues dhe në kërkim të golave të tjerë që erdhën në minutat 53, 72 dhe 74 me autor Icardi, Osvaldo dhe Guarin.

Sassuolo e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Berardit në minutën e 60.

Në takimet e tjera bie në sy fitorja e Lazios 3-0 ndaj Cesenas dhe humbja në shtëpi e Napolit përballë Chievos. /albeu.com/

Cagliari 1 - 2 Atalanta
Fiorentina 0 - 0 Genoa
Inter 7 - 0 Sassuolo
Lazio 3 - 0 Cesena
Napoli 0 - 1 ChievoVerona
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori