Shpallet lista e FIFA-s, Spanja vazhdone te jete e para
Albeu.com
Kampioni i Evropës, Spanja, ka mbetur në krye të listës botërore të futbollit, derisa Brazili është ngjitur për dy vende dhe Rusia është rikthyer në top 10-shin, në publikimin më të ri të listës nga FIFA.Spanja kryeson me 1,643 pikë, duke u renditur e para, para Italisë (1,365) dhe finalistit të Euro 2008,Gjermanisë (1,336), në top treshin e parë që nuk ka ndryshuar.

Brazili është ngjitur nga vendi i gjashtë në të katërtin me 1,280 pikë, duke i lënë prapa Holandën (1,258) dhe Kroacinë (1,223). Argjentina (1,200), Republika Çeke (1,111), Rusia (1,076) dhe Portugalia (1,075) mbyllin top 10-sin.

Turqia ka rënë nga vendi i 10-të në të 13-tin, derisa Skocia ka pësuar rënie prej plot 10 vendesh, nga i 16-ti në të 26-tin. Ngritjen më të lartë e ka pasur Zelanda e Re, e cila është ngjitur për 57 vende, duke u gjendur këtë herë në pozitën e 54-të.
Shtuar më 08/10/2008, ora 22:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori