Shpejtësi dhe flakë, dalin fotot e aksidentit ku humbi jetën Reyes dhe nipi i tij (FOTO LAJM)

Në mesditë e së shtunës lajmi se Jose Antonio Reyes">Reyes">Reyes">Reyes, ish-futbollist i Sevillas, Arsenalit e Real Madridit ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Urtera të Sevilla, aty ku është edhe vendlindja e tij, trishtoi të gjithë opinionin sportiv në botë.

Sipas informacioneve nga mediet spanjolle mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip "Mercedes-Brabus" teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe">dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë, që kanë rezultuar fatale për Reyes">Reyes">Reyes">Reyes dhe">dhe nipit 23-vjeçar të tij, që ndërruan jetë.

Ndërkohë që një pasagjer tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja dhe">dhe flakët.

Shtuar më 01/06/2019, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori