Sipas “Mundo Deportivo”, gazetës sportive
spanjolle që ka siguruar raportin e Rojes Civile, Jose Antonio Reyes po udhëtonte me 237 km/h kur pësoi aksidentin që i kushtoi jetën në moshën 35-vjeçare.
Ish-lojtari i Real Madrid, Arsenal dhe kombëtares
spanjolle humib kontrollin e
makinës së tij
Mercedes Brabus, u përplas dhe më pas u përmbys dhe mori flakë.
Lojtari që aktualisht luante me Extremadura po kthehej në shtëpi pas stërvitjes kur ndodhi aksidenti tragjik.
Shtuar më 03/06/2019,
ora 13:32