Shpenzimet, Barça "kampione" në La Liga (FOTO LAJM)

1. Barça, 347,9 millonë euro
Pëlqej
Kur flitet për pagat në futboll, mendja të shkon te Real Madrid. Skuadra madrilene nuk kursehet nëse bëhet fjalë për të kënaqur dëshirat e futbollistëve të saj, por kujdes, nuk është shoqëria "Los Blancos" ajo që shpenzon më shumë me borderotë e lojtarëve të saj. Sipas një studimi të publikuar në të përditshmen "Marca", Barcelona mban vendin e parë për paratë që duhet të derdhë në llogaritë e lojtarëve të saj, ndërsa e ndjek nga afër Real Madrid, por ajo që bie më shumë në sy është hendeku mes dy gjigandëve të Spanjës dhe pjesës tjetër të skuadrave që përballë hijes së tyre duken shumë të vegjël.

Në total, skuadrat e Primera Division shpenzojnë rreth 1.2 miliardë euro me Barcelonën në krye të listës që shpenzon 347.9 milionë në vit, shumë në të cilën përfshihen edhe shpenzimet e mirëmbajtjes së ambjenteve, siguria dhe kostot e personelit. Në këtë klasifikim, Barcelona kryeson me 20 milionë euro më shumë se Real Madrid.

Të dhëna që sipas gazetës "Marca", flasin qartë për situatën e shëndetshme financiare në të cilën gjenden dy shoqëritë, pasi atyo janë në gjendje të gjenerojnë disa herë më shumë të ardhura gjatë një sezoni, duke përballuar kështu edhe borxhet e mbartura.

Dy pasanikët e Spanjës lënë pas respektivisht Atletico Madrid me 105 milionë dhe Sevillan me 78.6 milionë, ndërsa Valencia e shikon veten në vendin e pestë me vetëm 73 milionë Euro shpenzime gjatë një viti të plotë kalendarik.

Rritje të ndjeshme të shpenzimeve llogarit edhe Athletic Bilbao me 49.9 milionë, i ndjekur nga Villarreal dhe Real Sociedad.

Nëse hedhim një vështrim në fund të listës, shikojmë modestët e Almerias me vetëm 11.7 milionë euro të shpenzuara në vit. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori