Shpërthejnë mediat italiane: Penallti e shpikur, arbitri eliminoi Milanin në Greqi
Eliminimi dramatik i Milanit, ka bërë një bujë të madhe në mediat. Në Itali janë të bindur që një ndikim tepër të madh në mbetjen jashtë Ligës së Europës të skuadrës së Gatuzos pati dhe gjyqtari francez Bastien.

Mediat italiane nuk kanë nguruar ta quajnë penalltinë e akorduar në favor të vendasve në minutën e 81-t si të shpikur nga arbitri.

“Penallti e shpikur, arbitri eliminoi Milanin në Greqi”, shkruajnë disa media kryesore italiane. Kjo ishte një tjetër goditje për italianët, pas eliminimit të Interit ditën e martë nga Liga e Kampionëve.
Shtuar më 13/12/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori