Shpërthejnë Messi e Lautaro, Argjentina bind para Kupës së Amerikës
Argjentina vijon përgatitjet në kuadër të KupësAmerikës latine, kompeticion që do të mbahet në Brazil, duke filluar nga 15 Qershori.

Në orët e para të ditës së sotme, të besuarit e Lionel Scalonit kanë zhvilluar edhe një test miqësor përballë Nikaraguas, sfidë të cilën e fituan me rezultatin e thellë 5-1.

Lionel Messi shënoi dy gola për argjentinasit, ndërsa dy herë e gjeti rrugën e rrjetës edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

Golin e pestë e shënoi Pereyra, ndërsa në hije në këtë takim mbeti fantazisti i Juventusit, Paulo Dybala, i cili nuk arriti të shfaqë asgjë nga repertori i tij. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori