Shpërthejnë shqipet, Gjimshiti tund rrjetën ndaj Lacios, Muriqi i kundërpërgjigjet (VIDEO)
Luhet në këto momente ndeshja mes Atalantës dhe
Lacios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat
Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal, teksa ka shënuar dhe ka kaluar Atalantën në
avantazh në
minutën e 7’.
Megjithatë ky
avantazh zgjati vetëm 10 minuta, teksa në
minutën e 17’, një tjetër shqiptar vendosi baraspeshën. Vedat
Muriqi, pas një krosimi perfekt të marrë nga e majta nga Açeri, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 18:22