Tifozët e PSG-së shpërthjnë kundër lojtarve: Luani vetëm për para dhe jo për fanellën
Tifozët e Paris Saint-Germainit kanë shpërthyer në akuza të forta kundër skuadrës së tyre pas eleminimit nga Liga e Kampioneve.

"Ata të cilët duhet të luajnë me nder dhe ta mbrojnë fanellën janë futur në borxh ndaj tifozëve, klubit dhe ndaj punonjësve dhe ndaj të gjithë atyre që luftojnë”, thuhet në një letër të postuar nga tifozët ultras të PSG-së.

"Ne nuk jemi tifozë vetëm të fitores, por ne nuk do të lejojmë që lojtarët pa krenari ta lënë klubin tonë në baltë. PSG-ja meriton më shumë se mercenarë që janë të interesuar në pagat dhe jo në mbrojtjen e fanellës. Ne jemi krenarë me ekipin tonë, jo me lojtarët tonë", thuhet me tej në letër.



Shtuar më 10/03/2019, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori