Shpërthen bomba, mediat gjermane dhe Ministri saudit: Katarit i anullohet Botërori
Pëlqej
FIFA disa kohë më parë kishte marrë vendimi që Botërori i vitit 2022 të zhvillohet në Katar. Por bomba vjen nga mediat gjermane që kanë bërë të ditur se Kupa e Botës është e mundshme që mos të mbahet në shtetin e Lindjes së Mesme. Madje kjo u konfirmua edhe nga Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Al-Asheikh.

Sipas këtij të fundit, “organet specifike të FIFA-s sërish po hetojnë procedurën e caktimit të organizatorit, sepse kanë rrjedhur informacione të reja që sugjerojë se disa zyrtarë kishin marrë ryshfet”.

Vendimi përfundimtar rreth organizatorit të botërorit të vitit 2022 do të bëhet i ditur gjatë muajve të ardhshëm të verës. Shtetet e Bashkuara dhe Anglia janë të interesuara për organizimin e edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror që do të mbahetKatar, i cili planifikon ta mbajë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori